Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e shtatzënisë

Pershendetje Dr. Mimoza, qe nje jave kam bere cerkllazhin dhe jam shume mire por dr me ka thene se si te hy ne muajin e 9-te ka me shku me lind une neser i bej 18 jave dhe dua te di se ne cilen jave saktesisht hy ne muajin e 9-te me trego se mua termini i lindjes me bjen me 7 qershor tash spo di qysh me llogarit se kur mundet me qene fillimi i muajit te 9-te dhe kam edhe nje pyetje mua me mpihet shume kemba e majte zakonisht naten kur flej spo di pse tregom a eshte normale? Te falenderoj shume dhe te uroj vitin 2012, gjithe te mirat ne jete dhe suksese, tung nga Elma.

Eelma (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elma

Më vjen mirë që pas serklazhit ndihesh shumë mirë dhe uroj që kështu shtatzënia të shkoj deri në fund.

Një lindje konsiderohet normale, kur ajo ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë. Nëqoftëse dita e parashikuar e lindjes, dmth 40 javë, i takon 7 qershor 2012, dita e parë e javës së 37-të është data 18 maj 2012.

Zakonisht mpirjet e anësive pra edhe e këmbëve, vjen për shkak të rritjes së shtatzënisë. Nuk është problem për tu shqetësur, por më së shumti qëndro shtrirë anash majtas, si pozicion shumë i mirë për ty dhe bebin.

Edhe një herë të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti