Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha e shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, menstruacionet e fundit i kam pas me 2 nentor 2011, sot isha te mjeku dhe me tha se jam ne javen e 6 te shtatzenise, a eshte e mundur kjo qe jam vetem 6 javeshe dhe mi dha keta hapa FOLAN me i perdore 2 here ne dite.

Linaaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lina

Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është 2 nëntor 2011, me llogaritje, sot shtatzënia ndodhet në javën e 8-të plus 5 ditë. Ribisedoje edhe një herë me mjekun datën e mentruacioneve, dhe pas një apo dy javësh kërkoji të të rivlerësoj moshën e shtatzënisë me ekografi.

Preparatin Folan që është acid folik, duhet ta përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë, për të parandaluar keqformimet në tubin neural të fetusit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti