Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje të kryceve

Pershendetje! Jam shtatzene dhe jem ne javen e 18. Deri tash skam pas probleme por ce 3 dite me dhembin krycet sa qe nuk mund te ec fare. Me se shumti vuaj nga krycja e majte. Cme keshilloni ju doktoreshe per kete? A mund te jete problem serioz?

Dushe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dushe

Dhimbjet që ankon, mendoj se vijnë nga mungesa e kalciumit në organizëm. Kjo nevojë mund të shkoj deri në 1000 mg kalcium në ditë, por marrja e kësaj sasie mund të bëhet edhe me anë të ushqimeve si qumështit, kosit, djathit etj.

Nëse do të përdorësh suplement kalciumi, kontakto mjekun obstetër-gjinekolog që i ke besuar shtatzëninë për të të përshkruar recetën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti