Pjesë gjaku në mitër
Rea
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rea
Hematoma e dalluar ekografikisht, quhet hematoma retroplacentare që tregon një shkolitje të placentës nga muri uterin. Zakonisht ndodh, që gjaku gjen rrugëdalje duke dhënë sekrecioneve hemorragjike. Ka raste kur hematoma nuk gjen rrugëdalje, por përthithet/absorbohet gradualisht deri në zhdukje. Nëqoftëse shtatzëna ka dhimbje dhe kontraksione uterine, shkolitja bëhet më e madhe duke dhënë rrezik aborti. Ky rrezik është më i lartë tek shtatzënitë binjake.
Trajtimi me spazmolitikë dhe preparate të progesteronit, mund të ndihmojë për të evituar këtë rrezik. Rikontakto mjekun për të përshkruar preparatet në recetë.
Të uroj që kjo shtatzëni të shkoj mirë deri në fund.
Pershendetje jam shtatzene me binjake ne javen e 7 kam bere eko ne javen e 6 edhe mjeku me tha se shikon nje pjese gjaku ne miter siper embrioneve por nuk e di cfare do te ndodh? Ju lutem mund te me thoni dicka!