Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dëshira për shtatzëni

Mirembrema dr Keta, se pari te flm per keshillat e tua te vlefshme zoti te ndihmofte e ta shperblefte, une jam e martuar prej dy vjetesh 20 vjeq, ne shtatzenine e pare kisha abort ne maj me the qe te mbrohemi per 6 muaj pastaj bera nje vizite e dola me infeksion me antiobiotike me kaloi mua dhe bashkeshortit, por tani prape nuk kam sukses per shtatzeni e kam provuar me marredhenie cdo dite te muajit por jo! C`me keshilloni ju dr, cfare te perdore qe te rriti vezet ose mundesite per te mbete perseri, naten e mire, e pershndetje te perzemerta.

Marta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marta

Kur çifti vendos për të filluar një shtatzëni, rekomandohet të bëj një këshillim parakoncepsional. Mjeku me vizitë dhe disa analiza, vlerëson gjendjen e shëndetit riprodhues të çiftit. Nëqoftëse paraqiten probleme, atëherë ai i trajton ato. Uroj që edhe tek ju, çdo gjë të jetë normale dhe e gatshme për shtatzëni.

Dihet se konceptimi, ndodh në ditët e ovulacionit dhe kur në qarkullim ka spermatozoidë. Për të vlerësuar maturinë e folikulit, në ditën e 14-të (nëqoftëse ciklin e ke 28-të ditor) duhet të bësh një ekografi. Nëqoftëse folikuli rezulton i maturuar, atëherë duhet të kryhesh raporte seksuale në këto ditë. Por, është e rekomanduar që dy-tre ditë përpara raportit seksual në ditët e ovulacionit, çifti nuk duhet të kryej akte seksuale pasi spermatozoidët kanë nevojë për disa ditë të formohen dhe të rritin vitalitetin e tyre.

Nëqoftëse folikuli nuk rezulton i maturuar, mund të lindë nevoja për të përdorur stimulues të ovulacionit, të cilët do ti rekomandoj mjeku gjinekolog ku do të konsultohesh.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti