Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Jam ne javen e 25 te shtatzenise dhe kam dy javet e fundit qe sekrecionet ngjyre te verdhe me jane paraqit dhe kam nga pak kruarje dhe djegje, eshte dicka serioze apo eshte normale? Jam e shqetesuar dhe viziten tek gjinekologu e kam me 9 janar, a duhet qe tja spjegoj gjinekologut? Ju flm per kohen dhe pres pergjigjen sa me shpejte... me respekt Cija.

Dita Pr (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Serije

Rrjedhjet e shtuara vaginale, ndryshimet në ngjyrë, sasi dhe erë si dhe shenjat klinike si kruarja, djegia që përshkruan, tregojnë praninë e një infeksioni vaginal.

Në kontrolin mjeksor që do bësh së shpjeti, bëja të pranishme mjekut ankesat që përshkruan. Ai do të kërkoj të bësh analiza të sekrecioneve vaginale dhe në bazë të tyre do të japë trajtim të nevojshëm.

Mos neglizho, sepse disa infeksione vaginale prishin ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Cija (15 vite më parë)
Ju flm shume, shume per pergjijgen, ju deshiroj githa te mirat, pershendetje.

/komuniteti