Ndihem e pafuqishme
Tida
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tida
Gjendja që përshkruan si; lodhja, dobësia dhe sekrecionet me ngjyrë kafe, tregojnë se lindja po afron. Një nga shenjat e para që tregon për fillimin e aktivitetit të lindjes është rënia e tapës mykoide. Më pas gradualisht do të ndjesh kontraksionet apo shtrëngime të barkut, fillimisht më të lehta dhe të rralla. Më as ato do të ndihen më të shpeshta dhe më të forta.
Bën mirë të drejtohesh në maternitet, për një ekzaminim gjinekologjik dhe duhet të bësh analizë të urinës komplet.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, kam disa here qe ju shkruaj dhe nuk marre pergjigje nga ju, nderkohe qe jam e shqetesuar, jam ne javen e 38 dhe sot ndihem jashtezakonisht e lodhur e pafuqishme dhe me vie te vjell gjithashtu kam sekret ngjyre kafe, eshte per tu shqetesuar kjo gjendje apo eshte normale? Te lutem te me kthesh pergjigje... rrespekt