Lyerja e barkut
Minushe Gashi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Azemine
Preparati Pregnacare krem, nëse përdoret sipas udhëzimit nuk ka efekte anësore. Ai nuk duhet përdorur kur lëkura është e çarë (me plasaritje) ose në zona me plagë. Kujdes duhet treguar në ruajtjen e tij, pasi në ambjente të lagështa dhe me temperaturë mbi 25gradë, ai nuk duhet përdorur.
Nuk mendoj se dhimbjet e barkut që ankon, janë pasojë e përdorimit të këtij preparati.
Dhimbjet e barkut vijnë për shkaqe të ndryshme. Do të thoja se janë normale në këtë periudhë të shtatzënisë, për shkak të rritjes së moshës së saj dhe zgjerimit që pëson mitra. Por meqënëse dhimbjet që ankon janë të forta, duhet të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog për të diagnostikuar shkakun.
Uroj që dhimbja të mos të vijë nga shtatzënia.
Pershendetje. Jam ne javen e 18 dhe ka 2 dite qe kam dhimbje ma te forta barku, po para 2 dite kam fillu ta lyej barkun nje krem prodhim anglez Pregnacare Cream, afat ka deri ne fund te 2012 po si duket si po e qes kremen dhinaja po me behet ma e forte, ju lutem a ka te bej me kremin dhimbja dhe a mund te ndikoj keq te bebi? Ju lutem me tregoni cilin krem mund ta perdori?