Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Deshta te pyes, menstruacionet i kam pas me 29 nentor, e tash nuk me kane ardhe se gjithmone me vijne para dates si psh. 2 apo 3 dite perpara dates se kalume. A mund te jem shtatzene se ende test nuk kam bere apo mund ta kem prej antibiotikeve, qe i kam pire per bajame se kam pas shume dhembje te fytit. E neqoftese jam shtatzene a jane rrezik per beben? Te lutem ma kthe pergjigjjen se jam ne merak shummme.

Fatja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatja

Për të vërtetuar dyshimin, bëj një test shtatzënie në shtëpi.

Kur vendose të përdorësh antibiotikë për shkak të bajameve, mirë do të ishte që raportet seksuale ti bëje me mbrotje. Është e rekomanduar, që afro 15 ditë përpara konceptimit dhe deri në fund të tremujorit të parë të shtatzënisë, gruaja të mos përdorë antibiotikë.

Nëqoftëse testi rezulton pozitiv, paraqitu tek mjeku obstetër gjinekolog për ta konfirmuar atë. Ai do të tregoj kujdes më të madh më ecurinë e shtatzënisë. Nëqoftëse testi rezulton negativ, mjeku me vizitë gjinekologjike dhe analiza e ekzaminime, do të vlerësoj shkakun e vonesës menstrauale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti