Gjatë shtatzënisë
Anita Niti
(15 vite më parë)
Përshëndetje Anita
Raportet seksuale gjatë shtatzënisë mund të kryhet normalisht, mjafton që shtatzënia të jetë pa probleme e sidomos të jetë rrezik për abort. Nuk është e vërtetë se marrëdhëniet e shpeshta gjatë shtatzënisë, e bëjnë lindjen më të lehtë. Në rrugë praktike, rekomandohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në 10-të ditëshin e fundit të lindjes.
Magneziumi është lëndë minerale e rëndësishme, në shtatzëni. Për efektin e tij rilashues të fijeve muskulare uterine, nuk rekomandohet të përdoret pas javës së 37-të të shtatzënisë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Doktoreshe te pershendes, jam shtatzene per here te pare, deshta te pyes se kom ndegju se nese kam marredhenie gjate shtatzenise me shpesh, lind me lehte, a eshte e vertete, edhe per vitaminat magnezium a duhet me i ndepre ne javen e 37 se nese i perdore lindja a eshte me e veshtire?