Probleme me menstruacione
Xonxi
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Çrregullimet menstruale ndodhin për shumë faktor si; pesha e madhe trupore, ushtrimet e forta gjimnastikore, sindroma e vezoreve policistike, koncentrimi i rritur i prolaktinës, por ka edhe shkaktar të tjerë.
Por që të vlerësohet shkaku i këtij çrregullimi, duhet të bësh një vizitë gjinekologjike si dhe analiza dhe ekzaminime sipas rekomandimit të mjekut gjinekolog. Me marrjen e rezultave ai do të gjykojë dhe rekomandoj trajtimin e nevojshëm.
Mos neglizho më gjatë, dhe shko sa më shpejt tek mjeku.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara doktoreshe, kam nje shqetesim ne lidhje me ciklin menstrual ne dy muajt e fundit. Kam pasur gjakderdhje po thuaj cdo jave, pasi perfundova ciklin pas nje jave me kane ardhur prape menstruacionet dhe kam pasur shume gjakderdhje. Kjo gje me perseritet pothuaj cdo jave ne dy muajt e fundit. Jam e shqetesuar perpos qe me lodhin shume kam edhe frike mos kam ndonje problem me te madh. Jam 21 vjecare dhe nuk kam te dashur as nuk kam pasur asnjehere marredhenie. Pres me padurim udhezimin tuaj. Pune te palodhshme!