Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund bakteria e.coli të pengojë një shtatzëni dmth mosmbetjen e saj?

Pershendetje doktoreshe. Qe 7 muaj po provoj me mbet shtatzene per te dyten here dhe nuk po mbes, ju kam shkruar simptomat e mia dhe me keni thene te beje strishon dhe urinen, dhe ne te dyjat me ka dale e.coli bakteria. Dmth qe 6, 7 muaj nuk e shoh mukusin cervikal dhe po urinoj ne ovulacion, a mundet me qene kjo per shkak te e.coli? Se e kam  percjelle ovulacionin me ultraze diten e 14 ka qene veza 18x18 mm, dhe diten e 16 veza nuk ka qene me aty dmth ka shperthy. Doktoresha me ka thene se ne baze te kesaj ju ovuloni, por nuk sheh kristale ne vagine, dhe e bera strishon. A ka mundesi qe e.coli me ben pengese per te mbetur shtatzene?Me ka pershkruar doktoresha Ciprol cdo 12 ore, dhe ma ka thene 1 muaj mos me provu me mbet shtatzene.

Natalia (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Natalia

Infeksioni vaginal e prish cilësinë e mukusit cervical. Ciprinolin përdore ashtu siç e ka përshkruar mjekja dhe gjatë kësaj periudhe realizo raporte seksuale të mbrojtura. Dy-tre javë pas mjekimit, rekomandohet ribërja e strishos vaginale për të vlerësuar efektin e trajtimit. Vetëm pasi të jesh mjekuar plotsisht nga infeksioni i E. coli, në ditët e mundshme të ovulacionit tento për shtatzëni.

Që të mos përsëritet infeksioni, përveç të tjerave duhet të rregullosh mënyrën e larjes së pjesës së poshtme të vetes. Dora duhet të kaloj nga vagina për tek anusi dhe jo e kundërta.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti