Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 18 te shtatzenise a mund te perdori hapa kunder shtimit ne peshe trupore (trashjes) nese po cilat dhe çfare mund te perdore?

Gyli (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gyli.

Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë normale, është natyrale. Nuk është e rekomanduar përdorimi i asnjë lloj preparati për tu dobsuar. Rregullimi dhe kontrolli i peshës trupore gjatë shtatzënisë, bëhet vetëm me kontrollin ushqimor dhe sasinë e pirjes së lëngjeve.

Uroj të mos ketë faktor të tjerë, të shtimit në peshë. Të rekomandoj të kryesh të gjitha vizitat dhe analizat, që ka kërkuar mjeku të cilit i besuar ecurinë e shtatzënisë.

/komuniteti