Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Simptomet e shtatzënisë para vonesës së periodave

Pershendetje doktoreshe! Doja te pyesja nese ka ndonje simptome qe tregon nese je shtatzene perpara se te kuptosh se te jane vonuar menstruacionet? Keto dite jam ne ditet e ovulimit, dhe kam dhimbje gjoksi por nderkohe po perpiqem te ngelem shtatzene, nese mund te ndodhi konceptimi te ndalon dhimbja e gjoksit apo ndonje simptome tjeter qe mund te tregoje qe kam ngelur shtatzene perpara se te kuptoj qe me jane vonuar periodat? Faleminderit! Kalofshi mire! Me respekt, Morena.

Morena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Morena

Testet e urinës për shtatzëni apo/dhe beta HCG, vlerësojnë praninë e shtatzënisë në javën e parë të pas konceptimit. Kjo do të thotë, që shtatzënia e filluar mund të konfirmohet disa ditë përpara gjakrrjedhjes së munguar të ciklit menstrual pasardhës.

Uroj të kesh fat në realizimin e dëshirës për shtatzëni.

/komuniteti