Lindja e dytë
Luis Luis
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lindita
Në përgjithësi, lindjet nuk i ngjajnë njëra tjetërës edhe tek një grua. Vështëria që të ka ndodhur në lindjen e parë, nuk lidhet me ndonjë shkak të qënësishëm, prandaj nuk mendoj se do të përsëritet në lindjen e rradhës.
Megjithatë, në shtatzëninë e rradhës, mjeku duhet të tregojë kujdes në ecurinë e shtatzënisë. Por rekomandimin e tij për mënyrën e lindjes duhet ta marrësh parasysh, sepse është ai që njeh mundësinë e ecurisë për lindje normale apo të asistuar qoftë edhe me prerje cezariane.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara zonja Keta, une e kam djalin 7 muajsh e gjysme, ne lindje kam vuajtur shume 1 jave para se te me lindi djali me ra uji i bebes jo krejt pernjehere po pika - pika u shtrova ne spital jetoj ne Zvicerr, u perkujdesen shume per mua cdo 8 ore me jepnin antibiotike kunder infektimit te bebes, dhimbje kisha edhe nuk u qela fare, provuan me koktel te mi bijne dhimbje spati efekt. Ne miter provuan me vendosen mbrenda nje tampon, e kam mbajte gjithe naten, me erdhen disa dhimbje po jo te lindjes, dhimbje shume te renda ne operacion nuk kisha deshire te hyje se bebi ka qene mire edhe une mire, kam pas deshire te lindi natyral. Provuan perseri me tampon me erdhen dhimbjet edhe nisa me u hap, dhimbje te medhaja i kam pas te merkuren prej ores 12 deri te enjten ne 4 te mengjesit me ka lind djali se ska pas shume uje edhe shume nuk zbritke, u dasht me e perdore vakumin, po tash me ka hy frika e madhe kur mendoj per shtatzeni te dyte. Me thoni a eshte lindja e dyte me e kollajshme apo jo? Shpresoj te me pergjigjeni dhe me falni se e zgjata pak po deshta me ti shpjegu ne hollesi se pse me ka hyre frika... ju pershendes shume.