Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet më të rralla dhe gjakrrjedhja më e pakët

Doktoreshe, desha nje pyetje rreth menstracioneve. Kam menstruacione cdo 6 ose 7 jave, por kur me vijne vetem 2 deri ne 3 dite, jo me shume, dhe jam e brengosur pse keshtu kur kam kaq vonese te madhe dhe shume pak gjakderdhje?! Per cfare arsye? Ju lutem nje keshille, faleminderit.

Elvane (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elvane

Ciklin menstrual e ke shumë të çrregullt, prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog. Ai do të bëjë ekzaminime hormonale dhe ekografike, për të gjetur dhe trajtuar shkakun e këtij çrregullimi menstrual. Shumë ke neglizhuar, mos vazhdo më tej.

Për ankesat qe ke para menstruacioneve, lexo artikullin e linkut të poshtëshënuar. Aty do gjesh edhe orientime mbi trajtimet e mundshme.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti