Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve në javën e 37 të shtatzënisë

Pershendetje Dr. Jam ne javen e 37 te shtatzenise, sot kam si shume dhimbje ne fund te barkut e nganjehere si rralle me therr edhe shpina. Cfare dhimbje jane keto, per te shkuar ne spital a duhet vetem me dhimbje me shku a duhet te pres deri sa te me plas uji? Ju flm.

Besa20 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Shenjat qe tregojnë se lindja po afron, janë;

Dalja e tapës mukoide, një xhel i përzier edhe me copëza gjaku, pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të ndodhë ditën ose natën. Kjo nuk përbën shenjë alarmi por duhet t’i drejtohesh menjëherë mjekut obstetër.

Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes, paraqiten rrjedhje uji nga organet seksuale, pa ndjerë kurrfarë dhimbje, madje mund të jetë në gjumë. Nëse kalojnë 24 orë dhe nuk fillojnë kontraksionet, duhet të drejtohesh menjëherë në spital dhe të kërkosh ndihmë të kualifikuar.

Kontraksionet fillojnë si forcim i barkut, i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në fund të tij, apo edhe me shtrëngime të mesit. Ato mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. Me kalimin e kohës kontraksionet afrohen me njëra tjetrën, zgjasin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi).

Unë mendoj se është shpejt për të shkuar në spital, por gjithësesi vëre mjekun në dijeni për çfarë do lloj gjëje që të ndodh.

Uroj që shtatzënia të shkoj mbarë deri në term dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti