Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni

Përshendetje! Deshtja t'ju pyes kam nje vitë qe tentoj te mbetem shtatëzane! Mirepo deri tash jo.Jam 29 vjeçare kam bere disa analiza te gjitha mire me kan thene.Kam menstruacione te rregullta cdo 30 dite qe me zgjasin 6-7dite por kam dhimbje gjate ciklit.Kurse dy muajt e fundit kam levizje 3dite para kohe para ketij muaji kurse edhe kete muar 3dite parakohe.Muajin e fundit ka mesi pas ciklit kam pasuar sekreacione pak si ngjyre kafe?

Merale Bilalli (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Merale

Nuk di se cfare analizash ke bere, por me vjen mire qe ato qe ke bere kane dale mire. Por te sygjeroj qe te besh histerosalpingografi per te vleresuar kalueshmerine tubare, ekzaminim ekografik ne diten e 14 te ciklit menstrual per te vleresuar maturimin e folikulit, dhe analize te spermogrames se bashkeshortit.

Nese e gjykon te arsyeshme me kontakto ne kliniken ku punoj ne Tirane, paraprakisht me kontskto me numrin 0692033065, per te dhene ndihmen e nevojshme

Gjithe te mirat

/komuniteti