Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dëshiroj të mbes shtatzënë

E nderuar Doktoreshe! Ju pershendes dhe ju falenderoj per pergjegjet, jam një nene 33 vjecare, kjo eshte hera e dyte që ju shkruaj. Kam një fëmije - djale 7 vjeqarë, kam pasur nje abort edhe një operacion nje ciste ma kane hequr ne vezoren e majte, tani 8 muaj dëshiroj te mbes shtatzënë por pa sukses nuk e di ndoshta mosha eshte ne pyetje analiza nuk kam bërë, kontrolla te gjinekologu bëjë për cdo muaj me thonë që mire jam por qëllimin nuk po mundem me arrite. Desha tju pyes a duhet të bëhet ndonjë analizë me e thellë edhe nga ana ime edhe e bashkëshortit dhe nese ka mundesi te me tregoni kur mundem me pas kohen e ovulimit, ciklin e kam cdo 26-27 ditë, apo ka ndonje analizë që të dihet me saktesishte se a mundem me mbet shtatzënë apo jo? Unë kam një fëmije qe eshte shume i shëndetshem por pas abortit nuk po mundem me u qetesu, jam shume e shqetesuar pse nuk po mundem me mbet shtatzënë, sikur ta kisha ditur arsyen ndoshta do t`isha qetesuar pak. Sepse ne shtatzenine e pare nuk kam pasur problem, pas lindjes e kam planifikuar jeten familjare, as në shtatzenine e dyte per me mbet shtatzenë kam mbet menjehere si kam planifikuar por deshtova ne muajin e trete. Me respekt, Antigona.

Antigona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Antigona

Në ekzaminimet kryesore që duhet të bësh, të rekomandoj; histerosalpingografi (HSG) e cila vlerëson cilësinë dhe kalueshmërinë e tubit, ekzaminim ekografik nga dita e 14-16 të ciklit për të vlerësuar maturinë e folikulit, analiza të spermogramës e cila do të vlerësoj cilësinë e spermatozoidëve. Mjaft të nevojshme janë edhe analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale, pasi prania e ndonjë infeksioni ndryshojnë cilësinë e mukusit cervical.

Mjeku vlerëson analizat dhe ekzaminimet dhe do të japë trajtim aty ku e vlerëson të e nevojshme.

Të uroj fat dhe tu plotësoftë dëshira.

/komuniteti