Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me jashtëqitjen

Pershendetje! Jam ne javen e 26 te shtatzenise dhe kam probleme me jashteqitjen. Cfare me rekomandoni doktoreshe sepse ndjehem shume e fryre dhe kam shume gazra?

Marsi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Gjatë shtatzënisë jashtëqitja çrregullohet si pasojë e rilashimit të muskulaturës së lëmuar dhe shtypjes të pjesës fundore të rektumit nga mitra në fillim të shtatzënisë dhe nga pjesa paraqitëse në fund të saj. Rregullimi i rregjimit të ushqimit, është rruga e parë dhe shumë e rëndësishme për të dominuar ankesën që tregon. Duket të shtohen në dietë më shumë lëngje, të konsumohen më shumë perime dhe komposto me kumbulla. Gjithashtu këshillohet shtimi i ecjeve në këmbë, pasi ecja tonizon muskulaturën e zorrëve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Kaltrina (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe... Jam 15 vjecare, une ne klasen e 5 jam bere operacion prej zorres qorre dhe operacioni ka pas sukses por mua prej asaj dite me dhemb ana e majte e stomakut kam therrje dhimbje kemba me koqitet, jane dhimbje qe spo muj mi pershkru. Menstruacionet me kane ardhe ne moshen 12 vjecare nuk kam probleme aspak... une per keto dhimbje kam qene te doktori kam bere ultrazerin analiza krejt i kom bo me kane dale anlizat infeksion kom perdore barna ultrazeri me ka dale nihere ciste po me ka hek amooo kom shume dhimbje barku spo muj me perballu, pi qajna brusnica, kamelica ama pak me kalon se di sa me kuptoni, e po du prej teje nese mundesh me me ndimu cka me rekomandoni une qe mi ndalu keto dhimbje. Faliminderit. Pres pergjigje nga ti.

/komuniteti