javë pas jave
Përshëndetje Marsi
Shenjat e fillimit të lindjes, zakonisht nuk zgjasim më shumë se dy ditë. Unë besoj se ato do të vijnë, por problemi qëndron tek kordoni në qafën e bebit.
Xhiro e kordonit është e mundur të vlerësohet ekografikisht, pasi fluksimetria (lëvizja e gjakut) tregon se ku kalon kordoni i fetusit. Meqënëse është afruar fundi i shtatzënisë dhe rreth qafës së bebit ndodhet xhiro e kordonit umbelikal, atëherë rekomandohet zgjidhja e lindjes me prerje cezariane. Këtë zgjidhje e vendos mjeku obstetër, mbështetur në vlerësimin ekografik.
Shqetësimi është i real, por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi mjeksia ka mundësi të konstatoj xhiron e kordonit nëse ai ekziston si dhe të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.
Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje doktoreshe! Menstruacionet e fundit i kam pas ne 3 prill 2011, dhe sipas perllogaritjeve mi bie te lind me 8 Janar, po jam shume e shqetesuar pasi nuk kam asnje shenje per lindje, bera kontrolle te mjeku dhe me tha qe bebi eshte me kordon, te tjerat ishin mire. Me beri matje legeni dhe isha 19 cm... te lutem me trego c`te bej te pres dhimbjet apo ta bej me operacion, pasi jam ne nje ankth te madh?! Faleminderit.