Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion

Pershendetje, gezuar vitin e ri, nje vit i mbare, jam ne javen e 35 te shtatzenise, doja te pyesja se qe nga kjo jave fillon te presesh per te lindur dhe perse kam shume kruajtje nenvete mendon se mund te kem infeksion, nuk kam pasur kete jave me eshte shtuar me shume cfare me sugjeroni dhe a ndikon gje kjo ne femija? Ju flmd.

Maria (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Maria

Java kur shtatzëna pret për të lindur, është java e 40-të. Por konsiderohen normale edhe lindjet që ndodhin pas javës së 37-të të shtatzënisë.

Shtatzënia predispozon kandidozën vulvovaginale. Për kërë arsye, duhet të bësh strisho të sekrecioneve vaginale. Rezultatet këshilloji me mjekun gjinekolog, i cili do të japë trajtim me qëllim që kur bëbi të lindë, rrugët e lindjes të jenë të pastra.

Gjithë të mirat.

/komuniteti