Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prolactin

Pershendetje jeni e mrekullueshme. Kam nje pyetje rreth Prolactin, cfare funksioni ka nese eshte i rritur per te mbetur shtatzene? Faleminderit shume, Bleda.

Bleda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bleda

Prolaktina (hormoni luteotrop, laktogjen) është hormon stimulues, për sekretimin e gjëndrave qumështore. Prolatina stimulon sekretimin e qumështit në gjëndrat qumështore të gjinjëve pas lindjes, pastaj krijimin dhe sekretimin e prodhimit etj. Nëse zvogëlohet sinteza e këtij hormoni, do të ketë çrregullime në zhvillimin e gjëndrave qumështore dhe në sekretim të qumështit.

Kur niveli i prolaktinës tek një grua jo shtatzënë është i rritur, tek ajo shfaqet sindroma amenorre-galaktorre, që do të thotë rrjedhje e qumështit nga gjiri pa qënë shtatzënë dhe mungesë menstruacionesh. Kjo gjendje e organizmit të gruas, është shkak për infertilitet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti