Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi pas abortit

Tung


Koheve te fundi kam bere strisho vaginale dhe cervikale pas nje blighted ovum, me 12 nentor jam pastruar kurse cikli tjeter menjehere me erdhi muajin tjeter, pas ciklit i bera analizat tash rezultatet kane dale pozitive ne ureaplazma dhe e coli, shkak qe nuk kam perdorur mjete preventive mjeku me preferoj per ureaplazma azitromicin kurse per e coli asgje. Gjithashtu cikli im eshte zakonisht 31 dite kurse kete muaj pas 28 dite me erdhen, ndoshta si pasoje e antibiotikut. A mund te me tregoni pasi te pastrohem nga cikli a duhet te perseris analizen dhe a mundem te provoj per shtatzanine time te pare?

Albana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Albana, infeksioni që ka rezultuar nga analizat mund të jetë një shkaktarët e ndërprerjes së shtatzënisë. Mjekimi me antibiotikë është i rëndësishëm dhe përsëritja e analizës 3 javë pas mjekimit, do të konfirmonte shërueshmërinë e plotë.

Nëse rezultati del negativ, është koha për të kërkuar shtatzëninë. Megjithatë, të rekomandoj që konceptimin ta planifikosh jo më përpara se 3 deri 6 muaj pas pastrimit. Kjo kohë është e domosdoshme për t’u forcuar dhe të ketë arritur funksionin normal shtresa funksionale e endometrit.

/komuniteti