Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pirja e kontraceptivëve gjatë shtatzënisë

Kam pire kontraceptive aksidentalisht pasi nuk e kam ditur se jam shtatzene 2-3 javeshe... pasi kam mbaruar kontraceptivet dhe nuk kam pasur cikel menstrual kam bere nje ekzaminim te mjeku dhe ka rezultuar se jam shtatzene rreth 6 javeshe... dua te di nese kjo e demton shtatzenine dhe zhvillimin e fetusit?

Ylli (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ylli

Mirë do ishte të mos kishte ndodhur, ajo që përshkruan sa më sipër. Tashmë, shtatzënia duhet të ndiqet me shumë kujdes deri në javën e 20-të të saj, ku do të vlerësohet kryesisht ndërtimi anatomik i organeve gjenitale, pasi përdorimi i kontraceptivëve gjatë tremujorit të parë të shtatznëisë, influencon kryesisht në malformimet e organeve gjenitale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti