Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave ne shtatzani

Pershendetje e nderuar doktoreshe.Jam nje vajze 23 vjecare dhe jam shtatzene, dita e pare e periodave ishte date 15.09.2015. Para 1 jave gjinekologu qe me ndjek ketu ne greqi me dha disa analiza per te bere. Rezultati ishte ky. Hb'a2:2.4% hb'f:0.4% dhe ky mikrobiolisti kishte shkruar ne fund qe ka munges hekuri dhe feritinis dhe nese jeni shtatzene duhet te beje bashkeshorti analizen e elleiptokyttara(+) une se kam degjuar ndonjeher kete analize dhe a mund te me thoni ju lutem per cfar problemi behet fjale.Theksoj qe gjinekologu pas analizes me dha hekur hemafer dhe gjithashtu perdor deri ne fillim te shtatzanis filicine dhe pregantcare. Respekte per ju. Faleminderit

Elona M (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Elona

Te rekomandoj qe analizat qe shkruan t'ja tregosh nje mjeku hematolog (mjeku qe merret me gjakun). Eshte ai specislisti qe duhet te te rekomandoj preparatin e hekurit dhe sasine qe duhet te marresh.

Acidin folik duhet ta marresh deri ne fund te javes se 12-te.

Une te keshilloj qe te marresh edhe multivitamina, te cilat duhet t'I perdoresh deri ne fund te lehonise.

Nese analiza qe shkruan prr bashkeshortin ka te beje me shendetin e tij riprodhues, ben mire qe te kontaktoj nje mjek androlog, sepse ai eshte specislisti I cili mund te jape zgjidhjen e nevojshme.

Te uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti