Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Reth një fëmije tjetër

Kam nje vajze 4 vjec, kurse une tani do ti mbush 30 vjec. Problemi im eshte se nuk mund te mbes shtatzene perseri edhe pse ka kater muaj qe tentoj, kurse ne vajzen kam mbetur me te paren. Menstruacionet i kam te regullta ne 28 dite. Ju lutem me jepni ndonje sugjerim per kete muaj sepse tani jam me ato nga 1 janari dhe me zgjasin 7 dite.

Ola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Ditët e ovulacionit janë dita e 14-të deri në ditën e 16-të, ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual. Në këto ditë bëj një ekografi për të vlerësuar madhësinë e folikulit. Gjithashtu bëj dhe një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Uroj të të plotsohet dëshira për fillimin e shtatzënisë.

/komuniteti