Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacione të gjata, a ndikon spiralja?

Pershendetje doktoreshe, jam 25 vjece, kam 2 femije, i vogli 10 muaj dhe para 4 muajsh kam vendosur nje spirale. 2 muajt e fundit menstracionet me kane zgjatur me shume se zakonisht si dhe ishin me sasi shume me te madhe se heret e tjera, te krahaseshme me ate te paslindjes. Ditet e para kisha shume pak, nderkohe qe nga dita e 3te dhe e 4t, sasia e tyre rritet shume, duke me shkaktuar edhe nje dobesi te tepert trupore. Heren e fundit zgjaten 12 dite, nderkohe qe une kam patur nje kohe 7 dite max, me menstruacione. Si mendoni a ndikon sterilja ne kete? Gjithashtu, ne analizen e para nje jave te urines, rezultoi infeksion me stafil. albus. Mesa lexova ne internet, kjo zhvillohet edhe kur ne trup ka proteza apo sende tjera plastike. A mund te kete ndikuar spiralja edhe ne kete? Nqs po, mjekimi me antibiotike a eshte i mjaftueshem apo duhet hequr spiralja? Ju faleminderit!

Eralda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eralda

Spiralja apo DIU-ja, në shumicën e grave, gjatë tre mujorit të parë të vendosjes, shkakton menstruacione që zgjatin më shumë në kohë dhe në sasi. Mundet të shoqërohet edhe me dhimbje mesi dhe në fund të barkut. Këto shenja kalojnë gradualisht, deri në normalizim të situatës.

Infeksioni urinar nuk është shkaktuar nga vendosja e spirales. Krahas analizës së urinës, bëj dhe një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Trajtimi me antibiotikë sipas antibiogramës, do të zgjidhë jo vetëm infeksionin urinar por edhe vaginal. Në këto kushte, nuk mendoj se duhet të heqësh spiralen.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti