Përdorimi i hekurit gjatë shtatzënisë
Elda E
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elda
Kapsulat Ironorm, janë një trajtim i mirë për trajtimin e pamjaftueshmërisë së hekurit. Edhe përse ka 1.7mg acid folik, ky preparat mund të përdoret gjatë gjithë shtatzënisë. Ironorm përdoret gjatë gjithë shtatzënisë, si shtesë dietetike pasi përmban edhe një grub vitaminash B dhe C. Në këtë rast përdoret një kapsul në ditë. Për trajtimin e pamjaftueshmërisë së hekurit, përdoren tre herë në ditë nga një kapsul gjatë ngrënies së vakteve kryesore.
Nuk ka nevojë të përdorësh vitamina Prenatal, sepse është i mjaftueshën preparati Ironorm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 14 te shtatzenise dhe per shkak te anemise doktori me ka rekomanduar perdorimin e nje vitamine ironnorm por vura re qe kjo vitamine ka ne permbajtjen e saj acid folic ne masen 1.7 mg, ju lutem me thoni nese eshte i demshem per bebin dhe nese mund te perdor dicka tjeter qe te mare sasine e hekurit qe me nevojitet. Gjithashtu desha t`ju pyes se nese mund ti pije vitaminat prenatal njekohesisht me hekurin? Ju faleminderit.