Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kërthizës pas lindjes

Pershendetje per juve doktoreshe, ju pergezoj shume per punen qe e beni me te vertete jeni e mrekullueshme, kam linde qe 2 muaj dhe kam nje vajze te shendoshe, mirepo pyetja ime eshte: gjate shtatzenise kam pas nje vije te kafte permbi kerthize e deri ne fund te barkut mirepo pas lindjes e tere kerthiza eshte e kafte e erret dhe duket shume keq, te lutem me trego cfare te bej sepse me pengon shume? Pres pergjegje, ju uroj pune te mbare.

Majlinda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda

Me kalimin e ditëve pigmenti (linea nigra) që ke vënë re që gjatë shtatzënisë në barkun tënd, do të kaloj pa patur nevojë për asnjë lloj trajtimi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti