Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lengu amniotik

Pershendetje doktoresh sot nje jave kam krye ekon e 3 gjinikologu e konfirmoi se beba nuk ka shum likd amniotik dmth 5.3 a mund te lindi parakohe apo si te shtoj me shum leng pasi mamia qdo jave tash vjen me ja mat rrahjet e fetusit me monitoring edhe a mund te udhetoj keto dit pasi kontrollen e kam me 23 dhjetor.

Xheneta . (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Xhaneta

Kur konstatohet paksim te ujrave amniotik, duhet te sqarohet shkaku.

Kur shkak eshte pamjaftueshmeria e funksionit te placentes ose humbja e ujrave nga plasja e parakohshme e membranave, mund te rrezikohet infektimi I ujrave dhe fillimi I parakohshem I lindjes.

Kur shkak eshte anomali e veshkes apo e rrugeve urinare te bebit, duhet te pritet qe anomalite te korrigjohen pas lindjes.

Ne rastin e pare rekomandohet rregjim shtrati dhe mbikqyrja mjeksore behet ne klinike. Marja e lengjeve nuk ndikon ne permiresimin e gjendjes.

Te uroj shtatzeni te mbare.

Xheneta . (11 vite më parë)
faliminderit shum doktoresh

/komuniteti