Analizat
Manula Kiki
(15 vite më parë)
Përshëndetje Manula
Më vjen mirë që fëmijën e lindur në ato kondicione, tashmë e ke mirë dhe të shëndetshëm.
Bën shumë mirë që kërkon një këshillim parakoncepsional. Për ti shpëtuar morisë së këshillave që mund të jap apriori, kontakti me mjekun do ta kanalizonte shpërndarjen e gjërë të analizave dhe ekzaminimeve. Nëse e sheh të arsyeshme, je e mirëpritur në klinikën ku punoj.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktor, kemi vendosur te kemi nje femije tjeter me tim shoq por gjate shtatzenise se pare kam kaluar preeklamsi me tension te larte dhe albumine dhe kam nderprere shtatzenine ne javen e 34, bebi peshonte 1.200 gram kur lindi. Tani eshte 3 vjec dhe gezon shendet te plote e te mire. Tani doja te dija cfare analizash duhet te bej para se te fillojme ngjizjen e bebit? Une jam 30 vjec peshoj 69 kg, kam infeksion urine i cili me shfaqet here pas here edhe pse jam shume e kujdesshme me higjenen personale, do me ndihmonte shume nje pergjigje juaja, faleminderit.