Polygynax në shtatzëni
Rea
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rea
Shqetësimi yt është i drejtë, por meqënëse e ke kaluar periudhën 12-të javore të shtatzënisë, përdorimi i antibiotikëve është i mundur për të dominuar infeksionet e diagnostikura pa dëmtuar shtatzëninë. Edhe mjekimi lokal (ovuli), mund të përdoret në rastet e infeksioneve vaginale.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam shtatzene 30 jave, para nje muaji kam bere cerkllazhe (qepjen e qafes se mitres) dhe para nje jave kur bera analizat me doli infeksion ne urine, dhe strisho vaginale me jane lajmeruar dy bakterie streptokokus dhe nje tjeter qe nuk po mund ta lexoj. Mjeku me tha se peri eshte infektuar dhe me rekomandoi Amoksicilin dhe vaginalete Polygynax, por jam e shqetesuar se mos po i ndikon negativisht dicka bebes? Ju lutem me tregoni se a eshte i drejte shqetesimi im?