A ka rrezik bebja ime?
Migena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Migena
Rrahjet e zemrës fetale në këtë moshë mund të mos zbulohen për disa arsye si: tipi i uterusit, barku shumë i gjërë ose pasiguria e datës së menstruacioneve të fundit. Por, në shtatzëninë e herëshme, rrahjet e zemrës fetale mund të zbulohen me ekografi me sondë vaginale/ekografi transvaginale ose mjeku identifikon nëse ka një dhomëz të shtatzënisë dhe kurorën karakteristike për rreth saj.
Dyphaston përdoret në abortet e kërcënuar, ndërsa acidi folik është i nevojshëm para dhe gjatë shtatzënisë deri në fund të javës së 12-të, për të parandaluar keqformimet e tubit neural të fetusit. Prandaj preparatet e rekomanduara nga mjeku, përdori pa hezitim.
Uroj që shtatzënia të jetë normale dhe e mbarë.
Pershendetje. Une jam e shqetesuar per beben time, pasi isha te mjeku, me tha qe jam ne javen e 6 dhe qe nuk degjoj rrahjet e zemres dhe ka rrezik aborti! Me dha te perdorja acid folik dhe duphaston per 10 dite dhe me pas do iki perseri te mjeku. Cfare me keshilloni ju, ju lutem?