Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndra e Bartolinit

Pershendetje, doja t`ju pyesja per dicka ne lidhje me gjendren e Bartolinit, a ndikon ne mosmbetjen shtatzene se mua me ka dale nje ne te majte? Ciklin e kam te rregullt 27 dite, kam provuar per femije por nuk kam mbetur! A ndikon kjo gjender? Kur i kam ditet e ovulimit, ne daten 25 dhjetor i kisha ciklin e fundit?

Rozana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rozana

Gjendrat e Bartolinit nuk ndikojnë në fertilitet. Funksioni i tyre është lubrifikimi i vaginës në mënyrë që penetrimi të bëhet sa më i lehtë. Pavarësisht nga kjo, infeksioni i tyre duhet mjekuar.

Meqënëse ciklin e ke të rregullt me 27-të ditë, ditët e ovulacionit duhet të jenë rreth ditës se 13-15.

Nëqoftëse në këto ditë nuk do të mbetesh shtatzënë, më kontakto në klinikën ku punoj për të vlerësuar shkakun e infertilitetit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti