Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullim i ciklit

Pershendetje doktoreshe Mimoza... Kam 16 muaj qe spo ngel shtatzene. I kam bere te gjitha analizat dhe me kane dalur mire. Tani kam per te bere dhe kontrollin e tubave. Po a mund te ngelesh shtatzane nese cikli eshte i crregullt pasi me vine 4-5 dite me vonese. Kam perdorur yasmine 3 muaj po tani i kam te crregullta perseri. Cfare me rekomandoni qe duhet te perdore? Shume faleminderit.

Kledia .. (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kledia

Nëqoftëse cikli menstrual ka të njëjtën gjatësi kohore prej 25-26 ditësh, nuk mund të thuhet se cikli është i çrregullt. Meqënëse analizat të kanë rezultuar normal, dhe nëqoftëse tubat do të rezultojnë të lira, atëherë duhet të kërkosh ditët e ovulacionit.

Për të mësuar mbi gjetjen e ditëve të ovulacionit, lexo artikullin në linkun si më poshtë.

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Nëse do të kesh paqartësi, më shkruaj përsëri.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti