javë pas jave
Përshëndetje Cita
Anomalitë e rritjes fetale paraqiten në dy tipe. Tipi i parë, kur shkatari i peshës së vogël vepron para javës së 28-të dhe tipi i dytë, kur shkaktari i peshës së vogël vepron pas javës së 28-të.
Shkaqet e peshës së vogël së fetusit janë të ndryshme dhe mund të rrjeshtohen si; faktorët fetal (anomalitë kromozomike, infeksionet intrauterine), faktor të mitrës dhe placentës (në këto raste efikasiteti i shkëmbimit të substancave nga nëna tek fetusi ruktohen në mënyrë serioze), fatorë amtar (të gjitha sëmundjet e nënës që shoqërohen me ulje të oksigjenimit, anemia e thellë, sëmundjet respiratore kronike dhe të zemrës). Diagnoza vendoset nëpërmjet vlerësimit ekografit të rritjes fetale, e cila duhet të konfirmohet me praninë e një date të sigurtë të menstruacioneve të fundit.
Si rastin që përshkruan, në klinikën ku punoj, shtatzënat hospitalizohen për të patur ndjekje sa më rigoroze deri në lindje.
Të uroj vetëm mbarësi.


Pershendetje jam ne javen e 36 te shtatzenise, por dua ta di pse beba ime eshte shume me peshe te vogel, tash per tash peshon vetem 1400 a eshte normale kjo apo ndoshta eshte problemi se une nuk ushqehem shume? Faleminderit.