javë pas jave
Përshëndetje Shpresa
Me rritjen e moshës së shtatzënisë, rritet edhe mitra dhe kësisoj shtyp enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut, duke vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndron për një kohë të gjatë në këmbë.
Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndrosh shtrirë ose ulur, por me këmbët në nivelin e gjoksit për 15-20 minuta, të kufizosh qëndrimet për një kohë të gjatë në këmbë, dhe të mos përdorësh veshje të shtrënguara, të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut.
Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzënisë të flihet në krahun e majtë, për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut, nga shtypja që ushtron mitra gjatë ditës.
Në kundërshtim me atë që është thënë deri tani, nuk rekomandohet kufizim i marrjes së lëngjeve dhe kripërave, ato duhen marrë në sasinë e duhur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 34 te shtatzenise, me interesoj me dite te kembet poshte te ashti i kembes fare s`me dallohet vena, me para me dallohej e shof se me jane trashe pak edhe kembet mirepo ajo qe me ben te shqetesohem eshte se aty poshte te ashti i kembes eshte pak ma e enjtur pse behet kjo?