Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për përdorimin e Pregnilit

Doktoreshe pershendetje, pas perdorimit te Klomifenin qe nga dita e 3 e cilit per 5 dite radhazi perdora diten e 12 pregnyl ampull, diten e 13 veza ishte rritur tamam, diten e 14 ne mengjes kisha gjakderdhje jo edhe shume pak, gjinekologia me tha te perdor utrogestan ovula 2x100 per 15 dite. Pse duhet ti perdor keto cfare veprimi kane (ngase une ka 1 vit qe dua te mbetem shtatzene)? Flm nese gjeni kohe.

Sara :d (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sandra

Utrogestani është progesterone dhe përdorimi i tij vaginal, rekomandohet pasi ai përthithet më mirë. Trajtimi pretendon të ndihmojë formim më të mirë të shtresës së endometrit ku do të implantohet veza e fekonduar nëse fekondimi ndodh. Pra, utrogestani ndihmon shtatzëninë.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti