Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Mirembrema doktor, une jam shtatzene ne javen e 36 prej te enjtes, te enjten kam pas termin te gjinekologu dhe e kam pyetur per peshen e bebit me tha qe peshon 2 kila e 600 gram, e me tha mjeku se pesha eshte normal, a eshte kjo peshe sipas juve ne rregull, pershendetje.

Tima (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tima,

Fillimisht dua te te them se pesha e frytit nuk eshte indikator i shendetit te tij. Shume me e rendesishme eshte trajektorja e rritjes, domethene se si ka fituar peshe fryti ne disa matje ultrasonografike, sesa "fotografimi" momental ultrasonografik ku caktohet pesha e frytit. Per shembull, nese pesha e frytit ka qene brenda normales ne vazhdimesi, kurse ne matjen e fundit tregohet se ka ngecje, edhe nese pesha ne matjen e fundit eshte brenda kufijve normale, kjo duhet te na brengose. Kjo do te thote se per ndonje arsye fryti ka ngecur ne rritje.

Perndryshe, pesha 2600 gr eshte peshe normale nese trajtektorja e rritjes ka qene normale (domethene nese nuk eshte traguar se ka ngecje ne rritje).

Uroj te kesh nje lindje te mbare dhe bebe te shendetshme!

Tima (15 vite më parë)
Faleminderit doktor per pergjegjjen deri tash shtatzenia ka qene shume mire edhe beba d.m.th me peshe qenka ne rregull, gjithe te mirat.

/komuniteti