Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbi analizat e gjakut

Pershendetje. Jam 24 javeshe shtatzane dhe pasi bera analizen e gjakut komplet me dolen keto rezultate: limfocitet 20.9; qelizat e kuqe te gjakut (rbc) 3.81; hemoglobina (hgb) 11.4; hematrocite (htc) 33.5 dhe eritrosedimentacioni (esr) 46. A jane vlerat normale per kete moshe te shtatzanise? A ka ndonje problem per bebin? Sipas informacioneve qe kam marre keto vlera jane tregues i nje anemie dhe per ta kuruar duhet marre folifer. Ju lutem me thoni ka ndonje gje shqetesuese dhe a eshte i nevojshem mjekimi me kete medikament? Faleminderit

Xhoalma Tahiri (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Xhoalma

Sa shkruan, jane tregues I nje anemije te lehte. Marrja e suplementit me hekur, rekomandohet per te gjithe shtatzenat. Marrja shtese e dozave, behet pasi vleresohet ferritinemia (analize). Prandaj menjehere fillo marrjen e multivitaminave qe kane ne perberjen e tyre hekur. Sipas rezultatit te analizes qe te rekomandova, mjeku do te pershkruar sasine plus te hekurit.

Gjithe te mirat.

/komuniteti