Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapat Orgametril

Pershendetje doktoreshe, jam nje nene 21 vjecare, kam lind qe 15 muaj, gjate muajit nuk jemi mbrojtur 2 apo 3 here, dhe para 3 dite kam qene tek gjinekologu per te bere nje ultraze, por me tha qe ende nuk po shoh asgje, dhe i tregova qe nuk dua njehere per njehere te mbes shtatzene, dhe mi dha hapat Orgametril ti pi 5 dite cdo 12 ore, dhe me tha neqoftese nuk te vijne menstruacionet mbrenda 5 diteve ke mbet shtatzene, por qe 3 dite qe jam duke i pi, po me dhemb barku, dhe po kam therrje te barkut, nuk po di a me i nderpre apo eshte normale? Te pershendes shume.

Diana Z (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana

Trajtimin e rekomanduar nga mjeku, duhet ta vazhdosh deri në fund. Dhimbjet e barkut që ankon, mund të jenë shenjë e menstruacioneve që do të vijnë.

Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë.

/komuniteti