Rreth gripit
Lena Lena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lena
Pikat e solucionit fiziologjik, dy-tre pika në çdo vrimë të hundës, mund të ndihmojnë në lirimin e hundëve pa asnjë lloj komplikacioni për shtatzëninë. Edhe solucionit nafazolin, operil dhe neoprifen mund të ndihmojnë në lehtësimin e gjendjes tënde.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, desha te te pyes per gripin. Jam 6 muajshe shtatzene por nje lloj si grip me ka kaplu deshta te te pyes per ndonje pike per hunde pasi qe me jane zene shume keq tjerat me kane kalu pervec mbylljes se hundeve nuk po di por nuk po guxoj te perdore cfare do lloj pike per hunde nese mundesh me me ndihmu? Te pershendes.