javë pas jave
Likidi amniotik sekretohet nga amnioni, dhe është kryesisht transudat i serumit fetal. Volumi i likidit amniotik rritet në mënyrë progresive në 10 javë - 30 ml, në 20 javë - 300 ml, në 30 javë - 600 ml, në 38 javë - 1000 ml. Shtesa apo reduktimi i volumit amniotik gjatë shtatzënisë, nuk është shpjeguar plotësisht.
Funksioni i tij është të mbrojë fetusin nga dëmtimet mekanike, të lejojë lëvizjet e fetusit duke parandaluar kontrakturën e ekstremiteteve, të parandaloj ngjitjen (adezionin) midis fetusit dhe amnionit (membranave) dhe të lejojë zhvillimin e mushkërisë fetale në të cilën ka lëvizje dy drejtimore të likidit amniotit, drejt bronkiolave fetale.
E rëndësishme është mungesa e likidit amniotik, dhe kjo ndodh kryesisht në kushtet kur bebi ka problem të veshkave apo një kufizim të rritjes intrauterine. Por ka edhe sëmundje madhore fetale, që shoqërohen me shtetsë të likidit amniotik.


Doktoreshe, une e kam marr pergjegjjen tende lidhur me shtimin e ujit mirepo tani po me intereson pse formohet uji dhe a largohet ky uje?