Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni urinar gjate tentimit per shtatzeni

Para 3muaj e gjysem kam patur abort spontan ne javen e 6. Gjinekologia me keshilloj qe pas 3muaj mundemi te tentojme per shtatzani te dyte. Tani me 7 janar pata ciklin e fundit. Nderkohe ne po tentojme per shtatzani kete muaj. Por problemi eshte qe gjate nje vizite sot une dola me infeksion urinar. Dhe mjeku me dha antibiotike (norfloxacin al) . A eshte me rrezik ti perdore keto kokrra? Pasi ndoshta kete muaj ndodh konceptimi. Ju lutem nje pergjigje sa me shpejt.

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Ira,

Rekomandohet qe kur tentohet per shtatzeni si dhe gjate saj, vecanerisht brenda 12-te javeve te para, te mos perdoren antibiotike.

Nese eshte I domosdoshem perdorimi I antibiotikeve per shkak te infeksionit urinar, te rekomandoj qe tentativen per shtatzeni ta fillosh pas rreth 20 diteve nga perfundimi I trajtim it.

Gjithe te mirat.

Ina Xoxo (10 vite më parë)
Pershendetje Doktoresh , ju kam shkruar dhe me pare dhe ndoshta nuk ju ka ardhur mesazhi im. Une jam 6 javshe dhe jam ne rrezik aborti spontan, ne fillim pata gjakederdhje te ujshme ne te kuqe pastaj ne te kafta 4-5 dite , keto dite kam pire utrogestan 2 kokrra cdo 12 ore sipas keshilles se mjekut , kam bere eko normale por nuk duket embrinoni, ndersa ne eko vaginale arrihet te shikohet nje dhomez e erret , bera diret analizen e bhcg ne fillim me doli 874 ( vlere ko e ulet per doktori ), pas 48 oresh e perserita perseri dhe me rezultoj 1277 ( perseri vlere e ulet per doktorin ) , pas 48 oresh e perserita perseri dhe me rezultoj 1250 ( vlere kjo sipas doktorit qe tregon qe shtazania ka stopuar ).Sot qe po flasim pas 4-5 diteve gjakederdhje jo te shumet por normale mund te them sic jane ne diten e 4 te menstruacioneve , sotn nukm= kam pothuajse fare gjakderdhje , Te lutem me jep nje pergjigje apo nje konsulte tjeter si duhet te veproj , kam nevoje me per te bere kete analiz ? jam ne pritje ju faleminderit

/komuniteti