Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha gjate shtatezanise

Si mund te mos shtoje shume ne peshe gjate shtatezanise dhe sa kg duhet me marre gjate gjithe shtatezanise? Jam shtatezane 21 javeshe dhe kam marre 8kg. Ju flm.

Zana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë periudhës së shtatzënisë është e rëndësishme të ruhet një ekuilibër midis moshës së saj dhe peshës së gruas (peshës së nënës së bashku me fetusin). Nuk ka rekomandime të standartizuara, pasi ky ekuilibër është edhe problem individual i çdo personi. Në mënyrë të përafërt është e mundur të jepen shifra orientuese të cilat edhe mund të vlejnë për çdo grua shtatzënë.

Në rubrikën “Pyetje për gjinekologun”, në përgjigjen e dhënë për zonjën Nita me titull “Për bebin”, janë dhënë disa orientime në raportin e shtesës e peshës me moshën e shtatzënisë. Ju Zana, aty mundohuni të gjeni gjendjen tuaj. Po të vëreni mospërputhje të shtesës së peshës me moshën e shtatzënisë, konsultohuni me mjekun tuaj gjinekolog. Diferencat në mbi peshë apo nën peshë, sidomos kur ato janë të theksuara duhen korrigjuar.

Zana, konsultohuni me mjekun gjinekolog tuaj. Në bazë të përcaktimit të indeksit të masës trupore, ai do të zgjidhë problemin tuaj.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti