Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje dr. Jam 23 vjec dhe desha te pyes per dicka qe jam shume e shqetesuar. Periodat e fundit i kam pasur me 29 nentor dhe muajt e fundit i kam pasur te crregullta. Nga dt 13 kam bere 1 folikulo metri dhe me doli me diameter 12.6 mm, e perserita mbas disa ditesh dhe ishte 15.8 mm. A eshte e mundur qe folikuli te rritet pasi ciklin e kam te crregullt dhe a mund te jem shtatzene pasi kam 15 dite qe nuk me ka ardhur cikli. Kam bere 5 teste shtatzenie shtepiake dhe me kane dale te 5 pozitiv, por njera nga vijat eshte pak me e zbehte se tjetra. Bera eko por dr nuk sheh gje ne kavitetin uterin. Me tha qe fekondimi mund te kete ndodh ne fund te muajt dhjetor dhe akoma nuk eshte implantuar veza ne uterus. Ju lutem me shpjegoni pak nese mund te jem shtatzene dhe kur shihet per here te pare shtatzenia ne eko e llogaritur nga dita qe pret ciklin pasardhes dhe a eshte e mundur qe te kem BEU? Ju faleminderit.

Jona88 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Përderisa testi i shtatzënisë ka rezultuar pozitiv, shtatzënia ka filluar.

Bëj ekografi me sondë vaginale për të vërtetuar shtatzëninë dhe vendndodhjen e saj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti