javë pas jave
Përshëndetje Vale
Është e vërtetë se gjatë gjidhënies, menstruacionet nuk vijnë. Meqënëse ke përdorur tableta kundër shtatzënisë së padëshiruar, është e kuptueshme se edhe sikur të kishe menstruacione, shtatzënia me shumë gjasa nuk mund të ndodhte.
Nuk e di se përse ke menduar se menstruacionet mund të të vijnë, por nuk të rekomandoj që të fillosh përsëri tabletat hormonale kundërshtatzënisë pa u konsultuar paraprakisht me mjekun.
Shumë mirë e ke menduar që të parandalosh shtatzëninë e padëshiruar me metodat e planifikimit familjar. Por konsulta me mjekun është e nevojshme për të vlerësuar dhe përdorur atë metodë që të përshtatet dhe nuk ka pasoja negative në shëndetin tënd. Mjeku obstetër-gjinekolog me anë të vizitës gjinekologjike, analizave dhe disa ekzaminime specifike ka mundësi të përcaktoj ato metoda që janë në favorin tënd. Zgjedhja përfundimtare do të jetë e jotja. Edhe një herë; trego kujdes në përdorimin e preparative hormonale. Ato nuk duhet të përdoren pa rekomandimin e mjekut.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe, kam filluar ti perdore disa tableta kunder shtatzenise mirepo menstruacione ende nuk kam pas pas lindjes sepse kam femijen ne gji, nje muaj kam perdore tash nje jave kam mendu qe me vijne menstruacionet pastaj me ja fillu perseri.