Ndjesi e dhimbjes
Frea
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Ankesa ka të bëjë me zgjerimin e muskujve dhe pjesëve lidhëse të mitrës, për shkak të rritjes së shtatzënisë, nëqoftëse ato zgjasin pak, nuk janë të forta dhe nuk janë të shoqëruara me gjakrrjedhje apo me shtim të sekrecioneve vaginale.
Në këto raste, rekomandohet të mos qëndrosh të gjatë në këmbë dhe të mos bësh punë të rënda apo të ngresh pesha të rënda. Gjithashtu përkuljet apo rrotullimet gjatë natës, mundohuni ti bësh sa më lehtë dhe jo të vrullshme. Kujdes, meqënëse je rreth javës së 30-të, nëqoftëse dhimbjet shtohen dhe bëhen të rregullta, kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E dashur doktoreshe. Jam ne javen e 29-te te shtatzenise dhe nuk kam ndonje shqetesim te dukshem. E vetmja gje per te cilen desha tju pyes eshte qe kur te perkulem, apo rrotullohem gjate nates kam nje ndjesi dhimbjeje ne komblik (dhe rreth vagines). Ndersa gjate palpimit nuk kam fare dhembje. Desha te dije a eshte normale kjo?