Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lehonia

Pershendetje per ju dr. sot behen 8 jave qe kam lindur po qe 2 dite po kam sekrecione te kafta te erreta, 3 jave nuk kam pas hic sekret deri tash a eshte dicka shqetesuese? Une kam qene te gjinekologu ne javen e 6 mbasi kam lind po ka qene gjithcka ok, pershendetje.

Leta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leta

Sekrecionet e kafta të errëta që ke konstatuar, mund të jenë edhe një çrregullim menstrual për shkak të ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri.

Kujdes nga mundësia e mbetjes shtatzënë, prandaj konsultohu me mjekun për të gjetur kontraceptivin më të përshtatshëm për ty.

Gjithashtu shpjegoja mjekut edhe ankesën që ke konstatuar, për të bërë një vizitë gjinekologjike apo edhe ekzaminim ekografik dhe vlerësuar drejtpërdrejtë arsyen e sekrecioneve të kafta të errëta.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti